Mirë se vini në Hotel Union!

Gjërat e thjeshta janë më të mirat. Kur bashkohen me dashamirësinë njerëzore ato kurorëzohen si vendi ku shpirti i njeriut gjen qetësi dhe rehati. E tillë është shtëpia juaj e dytë, Hoteli Union, në Kamëz.

Do të ndjeheni si në shtëpi!

room.jpg

Dhomat

Dhomat dhe mini-suitat e hotelit jane dizenjuar dhe azhornuar me thjeshtësi dhe ngrohtësi, për t'ju lejuar të relaksoheni.
bar-restaurant-image.jpg

Bari & Restoranti

Gëzuar!
Është koha për të mbushur një gotë tjetër dhe për të festuar. Gëzuar përsëri!
... këtu në barin dhe restorantin e Hotel Union!
our-green-garden.jpg

Kopshti

Kopshti është i përkryer për njerëz të ndryshëm; ata që duan rrezet e diellit do ta gjejnë atë një vend të këndshëm, ata që preferojnë të qëndrojnë në hije do të hyjnë dhe të ulen në gazebot tona prej druri, ndërsa fëmijët të cilëve u pëlqen të luajnë në barin e blertë do të lodrojnë në këtë vend të gëzueshëm.
about-our-hotel.jpg

Rreth Hotelit

Nëse planifikoni të shkoni në Kamëz, pranë Tiranës, dhe po mendoni ku të qëndroni, atëherë zgjedhja juaj e parë do të jetë Hotel Union. Pozicioni është strategjik, pranë Bulevardit Blu. Në drejtim të jugut rruga ju çon në Tiranë dhe Durrës, kurse në drejtim të veriut rruga ju çon në aeroportin e Rinasit dhe në gjithë veriun e Shqipërisë.

Ku ndodhemi?

Hotel Union është në qytetin e Kamzës, 7 km në periferinë veriore të Tiranës, në Shqipëri. Komuna e Kamzës e njohur edhe me emrin Kamza, është pjesë e Qarkut të Tiranës

Stafi

Stafi ynë është i çmuar. Ata janë buzëqeshja, sytë dhe duart e Hotel Union. Ata shërbejnë 24 orë në ditë, gjatë 365 ditëve të vitit. Motivi i secilit prej punëtorëve të stafit është përjetimi pozitiv dhe mirëqenia e vizitorëve tanë.

Shërbimet tona

• Recepsion 24 orë             • Ajër i kondicionuar
• Dhomat teke                      • Një kopshti gjelbër
• Dhomat dyshe                  • Parking pa pagesë
• Mini suita                            • Internet Wi-Fi
• Shërbim në dhomë          • Lavanderi
• Bar                                         • Shërbimi taksi
• Restorant                            • Transport në aeroport

Galeria e fotove

Kjo është galeria vizuale dixhitale e Hotel Union. Hidhini një sy …